INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në det, mbyten 150 persona mes tyre dhjetra fëmijë

Tragjedi në det, mbyten 150 persona mes tyre dhjetra fëmijë

Publikuar më: 09:51 26-07-2019

Emigrantët po shuhen në det! Një tragjedi ka ndodhur pranë ujrave detare të Libisë. 150 emigrantë kanë humbur jetën. Sipas Zëdhënësit të Rojës Bregdetare të Libisë, dy anije me emigrantë që ishin nisur nga qyteti Khoms, rreth 120 km larg nga kryeqyteti Tripoli, janë përmbysur bashkë shumë të persona të dëshpëruar që ishin nisur për në brigjet e Detit Mesdhe.

Sipas të mbijetuarve të tragjedisë, anijet kishin në bord rreth 300 emigrantë, gjysma e tyre s’ja dolën dot dhe u mbytën, ndërsa të shpëtuarit morën ndihmë mjeksore dhe humanitare.
Të mbijetuarit, sipas Mjekëve pa Kufi, u sistemuan nga autoritetet libiane në tre qendra në Misurata, Khoms dhe Slitan.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, numri i të vdekurve të identifikuar është 100, por dëshmitarët okularë flasin se një pjesë tjetër mes tyre dhe gra me fëmijë nuk kanë dalë mbi sipërfaqen e ujit. Këtë e ka pohuar dhe zëdhënësi i UNHCR, që tha se mund të ketë mbi 150 emigrantë të mbytur.
Nëse këto shifra konfirmohen, kjo do të ishte tragjedia më e rëndē në Mesdhe për vitin 2019.
UNHCR ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që njerëzit që arrijnë të mbërrijnë në breg apo të shpëtohen në det, të mos jenë të detyruar të kthehen në Libi, një zonë konflikti ku emigrantët burgosen në kushte çnjerëzore.
Si agjencia e OKB-së për refugjatët po ashtudhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, kanë bërë me dije se vdekjet në det nuk kanë ndalur kurrë që nga fillimi i stinës së verës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775