INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skllavëri moderne/ Qindra afrikanë po shiten si skllevër në Libi [FOTO/VIDEO]

Skllavëri moderne/ Qindra afrikanë po shiten si skllevër në Libi [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:37 30-11-2017

Qeveria e Kombeve të Bashkuara po heton mbi pretendimet se qindra refugjatë afrikanë që kalojnë përmes Libisë, po shiten dhe blihen në tregjet e skllavërisë moderne.

Sipas raportimeve janë një numër i madh emigrantësh që rrezikojnë gjithçka duke prekur kufirin detar të Libisë për të kaluar më pas, përmes Mesdheut në Europë, rrugë që është konsideruar si rruga e vdekjes. Libia është porta kryesore që emigrantët të arrijnë Europën me 150.000 njerëz në secilin nga 3 vitet e fundit. Pikat e ndalimit në disa zona të Libisë nuk janë të mbikqyrura dhe shpesh është folur për histori torturash, përdhunimesh dhe pune të detyruar. Kur qendrat për grumbullimin e emigrantëve mbipopullohen, atëherë njerëzit shiten si plaçkë në treg të hapur për 400 dollarë. ‘Sado shokuese të duket, është e vërtetë’ thotë Leonard Doyle, nga Organizata Ndërkombëtare për Emigrimin. Arsyeja pse mund të ndodhë është se në pjesën më të madhe të Libisë nuk sundon ligji. Ai shpjegon se sapo arrijnë në Libi, ata zbritën nga autobusi dhe vendosen shpejt në një makinë ku iu vidhen të gjitha ato që posedojnë, dhunohen, torturohen dhe pastaj shiten. 

uofrtyhy6u.png

684x384_362956.jpg

A post shared by ??? ? (@chrisbrownofficial) on

Article Logic
Execution time: 0.0040528774261475