INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënimi nga Koreja e Veriut, SHBA: Bota është pranë luftës

Kërcënimi nga Koreja e Veriut, SHBA: Bota është pranë luftës

Publikuar më: 14:09 30-11-2017

‘Nëse lufta shpërthen, regjimi i Koresë së Veriut do të shkatërrohet plotësisht’ kështu u shpreh amabasadorja amerikane në OKB Nikki Haley gjatë fjalës së mbajtur në takimin e mbledhur me urgjencë nga Këshilli i Sigurimit. Reagimi i SHBA vjen vetëm pak orë pasi Peniani ndërmori testin e radhës bërthamor.

'Asnjëherë nuk kemi kërkuar luftë me Korenë, Por aksioni i fundit e afron botën gjithnjë e më shumë me luftën’ shtoi Haley duke i ftuar të gjitha vendet anëtare të OKB të ndërpresin marrëdhëniet me Penianin si dhe duke kërkuar që vendi të izolohet nga raportet diplomatike.

Madje ajo akuzoi disa shtete se po vijojnë të financojnë programin bërthamor të regjimit korean.

Në të njëjtën linjë ishte dhe shefi i politikave të jatshme në OKB Jefrrey Feltman i cili u shpreh se paqja e botës është në rrezik nga aksionet e Kim Jong un.

Por ai që i ndez më shumë gjakrat në arenën ndërkombëtare është Presidenti Trump i cili vijon të ofendojë diktatorin e Koresë së Veriut.

‘Një qenush i sëmurë’ ishte ky epiteti më i fundit që manjati i dha gjatë një takimi në Misuri. Dhe kjo nuk është hera e parë që dy liderët ofendojnë njëri-tjetrin.

Por mesa duket përkrah SHBA nuk është Rusia e cila i konsideroi veprimet e Washington-it provokime.

Ndërsa tensionet po shtohen Kina edhe njëherë përsëriti se është kundër ndërhyrjes ushtarake dhe se dëshiron paqe në ishullin Korean.

Article Logic
Execution time: 0.0033071041107178