INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tmerr në Kanada/ Furgoni përplas turmën e kalimtarëve, ka shumë viktima, zbuloni detajet

Tmerr në Kanada/ Furgoni përplas turmën e kalimtarëve, ka shumë viktima, zbuloni detajet

Publikuar më: 20:34 23-04-2018

Është rënduar edhe më tej bilanci nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kanada ku një furgon u fut me shpejtësi mes turmës duke marrë para disa persona. Sipas të dhënave të fundit, ka shkuar në 9 numri i viktimave. Ndërkohë, 16 persona të tjerë kanë pësuar lëndime të gradave të ndryshme.

Policia ndaloi shoferin disa metra larg vendit ku ndodhi incidenti. Mediat thanë se janë dëgjuar edhe të shtëna arme, por policia ende nuk e ka konfirmuar këtë informacion paraprak. Raportet tregojnë se ka edhe një person të dytë të arrestuar por nuk dihet se çfarë lidhje ka me ngjarjen.

Article Logic
Execution time: 0.0040440559387207