INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër risi, sondazhe edhe në Messenger Stories

Tjetër risi, sondazhe edhe në Messenger Stories

Publikuar më: 17:40 31-05-2018

Duket se edhe Facebook është në gjurmët e Instagram pasi rrjeti social po teston opsionin sondazh në Messenger Stories.

Mjeti i ri ‘Polls’ na lejon të postojmë një status dhe më pas miqtë tanë mund të votojnë.

Një teknikë e tillë rezultoi e suksesshme edhe në Instagram Stories dhe në Facebbok Stories, dhe tashmë rrjeti i Zuckenberg po e provon edhe në messenger.

Po si funksionon mjeti i ri?

Fillimisht vendosni një foto ose një video në Facebook Messsenger.

Më pas shtoni opsionet për të votuar dhe shkruani pyetjen, zgjidhni dy tipe përgjigjesh që miqtë tuaj mund të përzgjedhin.Dhe pasi ju postoni sondazhin miqtë tuaj mund të jenë duke votuar dhe i përgjigjen postit tuaj thjesht duke shtypur butonin reply.

Përdoruesit po ashtu do të kenë mundësinë të shohin edhe listën e personave që kanë parë sondazhin dhe sesi kanë votuar .

‘Publikuam sondazhet në Messenger Stories në mënyrë që të merren sa më shumë feedback nga miqtë ndoshta edhe për gjërat më të zakonshme, të pyesni sesi do ta quani qenin tuaj’ sqaron rrjeti social.

Një teknikë e tillë synon të shtojë përdoruesit e Messsenger Stories e cila deri më tani ka arritur në 1.3 miliardë persona në muaj.

Po ashtu facebook është duke menduar të ridizejnojë Messenger dhe synohet që aplikacioni të jetë edhe më i thjeshtë dhe i shpejtë për të gjithë. Risitë e Messenger priten të bëhen publike në muajt në vijim.

Article Logic
Execution time: 0.003262996673584