Mënyrë sesi ne ecim apo hedhim hapat së shpejti mund të jetë një formë e re e identifikimit në aeroporte.
Secili prej nesh ecën në mënyra të ndryshme dhe shkencëtarët janë duke punuar me një teknologji të re e cila mund të identifikojë edhe kriminelët vetëm nga mënyra sesi ata ecin.
Ky sistem pritet që të vihet në funksion nëpër aeroporte sikurse punojnë teknolgjitë e gjurmëve të gishtërinjve apo edhe skanimi i syve.
Mendohet se kjo teknikë do të jetë 99.3% e saktë në identifikimin e njerëzve.
Sistemi monitoron më shumë ecjen e një personi sesa gjurmët e tij.
Për të krijuar sistemin e ri teknologjik studiuesit e Universitetit te Manchester dhe të Madridit mblodhën hapat e plot 127 personave.
Në bazë të studimit duke monitoruar pikërisht lëvizjet e tyre u arrit që këta pasagjerë të identifikoheshin.
Drejtuesi e kërkimit u shpreh se çdo njeri ka afërsisht 24 lëvizje teksa ecën duke rezultuar se çdo individ ka një mënyrë unike të të ecurit.
Ai shtoi se duke monitoruar lëvizje të tilla si një skaner fytyre do të mund të dallohet dhe të verifikohet një person.
Një teknikë e tillë madje mund të përdoret edhe për të dalluar personat që mund të kenë probleme mendore.