INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tite mesazh për Milan-in: Ai është si Neymar dhe Coutinho…[FOTO]

Tite mesazh për Milan-in: Ai është si Neymar dhe Coutinho…[FOTO]

Publikuar më: 19:29 11-11-2018

Milan nuk po kalon një formë të mirë në Seria A dhe për tu ngjitur aty ku I takon, duhet përforcime të ëmdha. Trajneri i Brazili-t, Tite, ka lavdëruar mesfushorin e Flamengos, Lucas Paqueta, i cili pritet t’i bashkohet Milani-t në janar. Në një intervistë për “Globoesporte”, ai e ka krahasuar lojtarin me dy lojtarë të mëdhenj të futbollit europian. Ky krahasim nuk do të kënaqë vetëm lojtarin por edhe klubin kuqezi, që pritet ta blejë futbollistin në merkaton e janarit.

“Paqueta ka një stil loje të ngjashëm me Neymar dhe Coutinho. Kur luajtëm kundër El Salvador, ai bëri një seri kombinimesh me Neymar, praktikisht pa luajtur asnjëherë bashkë, e gjenin njëri-tjetrin me sytë”, ka thënë Tite.

“Sipas mendimit tim, roli i tij është ai i mesfushorit sulmues ose si sulmues krahu. Gjithashtu, mund të luajë edhe mbrapa sulmuesit në një 4-2-3-1. Të mos harrojmë se është shumë i fortë me kokë dhe gjen kohën e duhur për t’u futur në zonën kundërshtare”.

960.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019447803497314