INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Betis “prish” festën e rikthimit të Messi-t, Barça shokohet në “Kamp Nou” [VIDEO]

Betis “prish” festën e rikthimit të Messi-t, Barça shokohet në “Kamp Nou” [VIDEO]

Publikuar më: 19:09 11-11-2018

Barcelona ka pësuar humbjen e dytë të sezonit në La Liga teksa është mposhtur nga Betis me rezultatin 4-3 në Camp Nou. Rikthimi i Messi-t nuk e ka ndihmuar ekipin e Valverde-s, që ka bërë një tjetër paraqitje për t’u harruar në kampionat.

Vendasit nuk e nisin mirë ndeshjen. Ishin miqtë ata që dukeshin më të rrezikshëm dhe Joaquin shpërdoroi një mundësi shumë të mirë përpara se të gjente golin e avantazhit ne Firpo Junior i cili me goditjen e tij lë në vend portierin Ter Stegen. Barcelona mundohet të reagojë, por goditet me golin e dytë të miqve në minutën e 34’.

Gjithsesi Barça nuk dorëzohet dhe ngushton diferencën për të dytën herë në minutën e 80’ me Arturo Vidal. Por një minutë më pas situata vështirësohet për vendasit pasi Rakitic merr kartonin e dytë të verdhë dhe duhet të largohet nga fusha. Dhe në minutën e 84’ Betis vulos fitoren me golin e Sergio Canales. Në minutën e fundit të ndeshjes Messi shënon golin e tretë, por vendasit nuk kanë kohë për të shpëtuar të paktën një pikë.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721