INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë, lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 4.3 ballë

Tiranë, lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 4.3 ballë

Publikuar më: 09:23 06-07-2018

Nuk ndalen lëkundjet e Tokës.

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në Tiranë rreth orës 00:49 të natës së sotme. Mësohet se epiqendra ka qenë 16 km në veri-perëndim të Shijakut dhe 32 km larg kryeqytetit.

Lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda dhe sipas burimeve paraprake ato kanë qenë 4.3 ballë të shkallës Rihter.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Dy ditë më parë, disa zona të vendit u goditën nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë me epiqendër në Gjirin e Lalzit, duke shkaktuar panik të madh mes qytetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037648677825928