1 Qershori njihet si dita që fëmijët festojnë, por fatkëqsisht në ditët që po jetojmë, jo të gjithë e kanë këtë mundësi. Ky është edhe qëllimi i nismës më të re të ndërmarrë nga Ecovolis në moton "Tirana Dhuron". Nëse keni lodra, libra apo rroba të vjetra në shtëpi, dhurojini ato në çdo pikë të Ecovolis në Tiranë. Të gjitha do të shkojnë për Shtëpinë e Fëmijës si dhe të tjera familje në nevojë. Kujdes, një dhurim i juaji është baraz me buzëqeshjen e një fëmije!
Ora: 14:00 - 17:00
Data: 27 Maj - 1 Qershor
Vendodhja: Ecovolis, Parku Rinia
www.facebook.com/events/1681433218783746