INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ti besosh apo jo një GURU-JE? Një përgjigje mund ta japë bashkëshortja e ish ministrit Damian Gjiknuri[FOTO]

Ti besosh apo jo një GURU-JE? Një përgjigje mund ta japë bashkëshortja e ish ministrit Damian Gjiknuri[FOTO]

Publikuar më: 10:28 12-03-2019

Një vit më parë erdhi në Tiranë, Guru-ja Paramahamsa Vishëandanda dhe kjo vizitë habiti jo pak shqiptarët. Një ndër personat që e priti në aeroport ishte edhe bashkëshortja e ish-ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri, Rovena Agolli.

E ftuar mbrëmë në “Opinion” ajo foli rreth ndjesive që sipas saj ka marrë që kur ka nisur të besoj tek Guru-ja.
“Unë po zbuloj veten, ne nuk e njohim veten, të gjithë mendojnë se e njohim. Nuk e njohim atë pjesë hyjnore tonën dhe e njohim përmes dashurisë. Në këtë mënyrë zgjohesh nga gjendja e fjetur mendojmë se duam, por nuk duam në të vërtetë. Ne jemi një miniaturë e Zotit mbartim të gjithë cilësitë që Zoti ka por në doza të vogla. Unë njoh të vërtetën që e kam zbuluar vet nuk kam pyetur për këtë gjë më është shfaqur kjo gjë”.
Agolli theksoi se numri i besimtarëve shqiptarë për Guru-në shtohen gjithnjë e më shumë.
“Kemi krijuar një qendër në Tiranë, e cila mëson disa praktika spirituale. Në këtë qendër mblidhemi dhe shtohemi, por njerëzit janë me stade të ndryshme. Ka njerëz që e provojnë dhe nuk kthehen dhe të tjerë që qëndrojmë. Ne jemi një grup i devotshëm kemi vënë kohën tone, për të ndarë me shumë dashuri këtë filozofi”, tha ajo.

rovee.jpg

guruuuokkkk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022850036621094