Romeo Veshaj dhe vajza e Niko Peleshit, Aleksia janë kthyer tashmë në dyshen më të komentuar të mediave rozë. Prej kohësh u përfolën për lidhjen e dashurisë, mirëpo Romeo ka qenë disi privat rreth kësaj lidhjeje, ndërsa Aleksia nuk ka ngurruar të flasë kur është ftuar në disa intervista.
Epo si duket gjërat nuk janë mjaft mirë dhe dyshja kanë krijuar disa dyshime mund të jenë ndarë nga njeri-tjetri, pasi u vu re një detaj i papritur në llogarinë e secilit prej tyre të “Instagram”.
Ata nuk e ndjekin më njeri-tjetrin në këtë rrjet social. Burime për afterparty.al bëjnë me dije se dyshja janë në një krizë në lidhjen e tyre!
Prova e javës në Big Brother Vip këtë javë konsiston në gjetjen e fakteve reale dhe fake nga banorët të cilët kanë përballë disa të dhëna.
Bazuar në njohuritë që ata kanë duhet të shprehen nëse këto të dhëna janë të rreme apo reale.
Një nga faktet e përmendur ishte ndarja e supozuar mes Romeos dhe Aleksia Peleshit nëpër portale duke qenë se dyshja nuk ndiqen në rrjetet sociale.
Donaldi ka deklaruar se kjo mund të jetë e vërtetë duke qenë se ata kanë pasur probleme para se ai të futej në BBVip.










31 Jan 2026 





