INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I tha se e ka përdorur romancën me Bora Zemanin, Donaldi debaton keq me Ilirin, REAGON Beatrix!

I tha se e ka përdorur romancën me Bora Zemanin, Donaldi debaton keq me Ilirin, REAGON Beatrix!

Publikuar më: 12:29 09-02-2022

Ditët e fundit, Iliri është shprehur se Donaldi e ka përdorur brenda shtëpisë, romancën që ka pasur më parë me Bora Zemanin. Gjatë debatit, në spektakël  Iliri tha se nuk ka dhënë disa mendime, pasi nuk ka dashur që të ndihet keq vajza me të cilën Donaldi nisi një romancë në shtëpi, Beatrixën.

“Pasi rihapen diskutimet e të kaluarës, Donaldi del jashtë çdo parametri dhe unë nuk i përgjigjem se nuk dua të lëndoj atë që është e dashura e tij”, tha Iliri, por Donaldi këmbënguli që me sjelljen e tij, Iliri e ka bërë të ndihet keq Beatriksën.

“Asnjëherë nuk kam dashur ta ul Ilirin”, tha më tej Donaldi, referuar komenteve për gruan e balerinit, pasi ky i fundit ka rrëfyer se e ka tradhtuar para disa vitesh.

Pas debatit mes tyre dha komentin e saj dhe Trixa, e cila u shpreh se Iliri dëshiron ta prekë Donaldin në pikën e tij të dobët.

“Në këtë pikë të lojës Iliri po i sjell muhabetet e vjetra, i di pikat e dobëta të Donaldit dhe di shumë mirë si ta nervozojë duke më përfshirë mua. Po i përdor të gjitha për të hapur debat”, tha Trixa.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049