INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Theu rregullat?! Pasi Riniani e refuzoi, Sindi u fotografua me Atdheun, LOCO bën reagimin që s’pritej: E tërheq…

Theu rregullat?! Pasi Riniani e refuzoi, Sindi u fotografua me Atdheun, LOCO bën reagimin që s’pritej: E tërheq…

Publikuar më: 12:31 17-03-2021

Sindi dhe Riniani sot zhvilluan një takim 4 minutësh në "Përputhen", por nuk shkoi siç pritej. Sindi i shprehu pëlqimin konkurrentit ndërsa Riniani u shpreh se nuk e sheh dot atë si partnere.

“Unë të vlerësoj shumë si person, por nuk mendoj se unë dhe ti mund të jemi çift jashtë këtij programi. Nuk e di si do e marrësh do e marrësh për keq, apo do vlerësosh sinqeritetin tim, por nuk të shoh dot si partnere, përveç një miqësie", i tha Riniani Sindit.

Pas emisionit, Sindi publikoi një video ku shihet me Atdheun në makinë teksa ai i këndon.

“Refuzimi?! Çfarë?! Unë kam djalin më seksi duke kënduar vetëm për mua”, ka shkruar Sindi.

“Nuk kanë thënë kot kapu për rrënje jo për dege. Sindi Loci më e mira”, ia kthen Atdheu.

-640-0-6051381392890.jpg

 

Një reagim i papritur ka ardhur edhe nga Loco, i cili shkruan: “E tërheq zyrtarisht deklaratën time për Sindin, du i takim sqarus me Atdheun”, por me siguri ishte në kuadër të shakasë.

dagga.png

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994