INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Capital T dhe Adrola Dushi në një lidhje?! Fansat kapin këtë DETAJ!

Pa prisni pak! Capital T dhe Adrola Dushi në një lidhje?! Fansat kapin këtë DETAJ!

Publikuar më: 11:30 17-03-2021

Capital T për disa ditë me rradhë na dhuroi disa foto të bukura në Instagram, ku është shfaqur në disa vende të ndryshme si Maldive dhe Miami. Fansat ishin kuriozë të dinin se në shoqërinë e kujt ishte reperi, mirëpo tashmë ata dyshojnë se shoqërohej nga Adrola Dushi.

Prej disa muajsh është përfolur se ata janë në një lidhje, por pasi u publikua videoklipi i artistit ku protagoniste ishte Adrola, ata deklaruan se ishte thjesht një lidhje profesionale.

Edhe pse më pas dyshja u shfaqën në të njejtin vend në Turqi, por në kohë të ndryshme, e njejta gjë ka ndodhur së fundmi.

Para disa javësh, Capital T zbuloi se ndodhej në ishujt Maldive për t’u relaksuar dhe marrë energji. Reperi ka publikuar disa foto e video nga pushimet, teksa të gjithë kanë vënë re se ai është shoqëruar edhe nga një person tjetër.

Ndërsa në një imazh të reperit dallohej qartë tek sytë një femër me flokë të kapur topuz që ka shkrepur foton. Këtë gjë e kanë vënë re edhe ndjekësit e tij, të cilët i kanë komentuar:

“Me kë vajzë je aty se po të shihen që nga sytë”.

161431325_489455798739149_1361804075069026054_n.jpg

 

Tashmë pas disa ditësh, edhe Adrola Dushi ka postuar një foto nga një vend ekzotik dhe fansat kanë aluduar se bëhet fjalë për Maldivet.

161731108_910875059727831_8434303943120324079_n.jpg

 

Pas publikimit të fotos nuk kanë munguar as ngacmimet e atyre  që shkruajnë:

“Më trego që ke qenë në Maldive me Kapon pa më treguar që ke qenë në Maldive me Kapon”.

“Ku është Kapo?”, ka komentuar një tjetër.

Në këtë mënyrë janë krijuar edhe më shumë dyshimet se Capitali është me Adrolën.

Gjithsesi akoma nuk ka një konfirmim nga ana e dyshes.

Screenshot_1.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0038840770721436