INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thellohet tragjedia e familjes Lala! Pas ceremonisë mortore të 8 personave, ndërron jetë një tjetër anëtare e familjes

Thellohet tragjedia e familjes Lala! Pas ceremonisë mortore të 8 personave, ndërron jetë një tjetër anëtare e familjes

Publikuar më: 12:32 02-12-2019

Thellohet tragjedia e familjes Lala në zonën e Kënetës në Durrës ku humbën jetën 8 persona të së njëjtës familje.

“Report Tv” bën me dije se ditën e djeshme pas ceremonisë mortore që u përcollën në banesën e fundit tetë anëtarët e familjes, ndërroi jetë edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe.


E moshuara ishte nusja e djalit të madh të Sahadete Lalës 79 vjeçe dhe nuk jetonte në vilën që u shemb nga tërmeti, por një ditë pas lëkundjeve të tmerrshme, pra të mërkurën në momentin që ka marrë vesh që është shembur vila dhe ka zënë brenda anëtarët e familjes i ka rënë infarkt nga dhimbja e madhe.

Fiqirete u dërgua në spital dhe u bë operacion, por pas varrimit të tetë anëtarëve të familjes ndërroi jetë.

Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik
1. Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë
2. Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
3. Griselda Lala- 22-vjeç – Vila tek Këneta
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç
7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë (Nëna dhe tre fëmijët) në Vilën në Kënetë
8. Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenetë.

Article Logic
Execution time: 0.0035839080810547