INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Times flet me superlativa per pop-staret kosovare

The Times flet me superlativa per pop-staret kosovare

Publikuar më: 14:01 01-02-2017

Nuk ndodh çdo ditë që The Times të shkruajë se “Kosova po prodhon yjet më të mëdha femra të muzikës pop”!

Por duket se artistet me origjinë shqiptare e kanë merituar plotësisht me forcat e tyre që të renditen në majën botërore të muzikës pop. Bëhet fjalë natyrisht për Dua Lipa, e cila është kthyer në kryefjalën e prestigjozes britanike The Times. Sipas kësaj të fundit, duke ndjekur rrugën e shenjuar nga hapat e Rita Ora, këngëtarj e talentuara 20 vjeçare po e vendos “Prishtinën në hartën e muzikës pop”. Ajo është cilësuar nga The Times si një këngëtare e fuqishme dhe e shkëlqyer e hiteve dance-pop. Tashmë nuk habitet më njeri  pasi prej kohësh Dua Lipa është vënë në vëmendjen e të gjithëve, por këtë herë nuk bëhet fjalë vetëm për të. Nga një Rita Ora, një Dua Lipa apo edhe Bebe Rexha, sukseset shqiptare nuk janë më rastësi apo raste të veçuara. Ato po kthehen në një fenomen të vërtetë dhe tashmë e vetmja pyetje që i bëjmë vetes është: Cila do të jetë e radhës?

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709