INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama editorial në “The Times”: Absurde të tërheqësh Shqipërinë në betejën për

Rama editorial në “The Times”: Absurde të tërheqësh Shqipërinë në betejën për "BREXIT"

Publikuar më: 11:41 26-04-2016

Kryeministri Edi Rama zgjodhi një editorial të publikuar në prestigjozen “The Times” për ti dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë Michael Gove, i cili sugjeronte se Britania mund të braktiste partneritetin e saj me Europën e ta zëvendësonte atë Shqipërinë. Në editorialin që mban titullin “Është absurde të tërheqësh Shqipërinë në betejën për Brexit”. Edi Rama thotë:

“Unë jam një shqiptar dhe një ballkanas krenar, por nuk mund të pretendoj se kemi fuqinë politike dhe ekonomike për të qenë rivalë të BE-së, që ka ndihmuar me vendosjen e paqes dhe sjelljen e begatisë në shumë vende, prej shumë kohësh tanimë. Nuk mund ta rivalizojmë këtë bllok me këtë treg të vetëm”.

Por ky qëndrim i Gove, ka një tjetër anë pozitive për shefin e qeverisë shiptare.

“Dëshiroj të falënderoj zotin Gove për dozën e mirë të publicitetit, që përkon me hapjen e fushatës turistike para verës për të tërhequr pushuesit britanikë në qytetet tona historike dhe plazhet e bukura. E ndërkohë që ne ftojmë investitorë të vijnë dhe të eksplorojnë mundësitë e mëdha që vendi ynë ofron për investime”.

E në fund, Kryeministri Edi Rama në këtë editorial pozicionohet kundra daljes së Britanisë nga BE.

Article Logic
Execution time: 0.0039341449737549