INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thanë se i fejuari biznesmen i siguron jetën luksoze, reagon Alesia Bami: Hera e fundit që…[FOTO]

Thanë se i fejuari biznesmen i siguron jetën luksoze, reagon Alesia Bami: Hera e fundit që…[FOTO]

Publikuar më: 14:27 14-05-2020

Gjatë një bisede në “Trotuar” në “E Diell”, moderatorja e njohur Alesia Bami u shpreh se “do fejohej”. E kaq u desh që shumë portale të shkruanin se 20-vjeçarja është fejuar me një biznesmen që i siguron jetën luksoze që bën.

Ditën e sotme, bukuroshja ishte e ftuar në emsionin “Shqipëria Live”, ku reagoi në lidhje me këto aludime. Alesia u shpreh se nuk ka as të dashur dhe as të fejuar. “Gjithçka nisi me një bashkëbisedim në “Trotuar”, dhe portalet shkruajtën, madje edhe gazeta serioze.

Deri tani i kam lejuar që të shkruajnë çfarë të duan, por kur e bëjnë baltë dhe hedhin baltë për atë që kam bërë vetë dhe familja ime më ka ndihmuar, është e patolerueshme”, tha moderatorja.

“Nuk i hyra anës ligjore, pasi kompanitë nuk e dinë se kë kanë marrë në punë. Kjo është cenim figure, edhe pse ata mendojnë se Alesia është zemër mirë. Kjo është hera e fundit që duroj kështu lloj shpikjesh. Mbi të gjitha kur nuk marrin as mundimin për të bërë një telefonatë”, vijoi ajo.

asnje.png

 

Më pas Bami u shpreh se nëse do të ishte në një lidhje serioze do ta zbulonte, pasi ka shumë fansa dhe dëshiron të jetë transparente me ta.

“Nëse do isha në një lidhje mbase nuk do e tregoja, por nëse do kisha diçka më serioze dhe familjare nuk do e kisha aspak problem për ta zbuluar për fansat e mi”, tha Alesia.

Kjo e fundit shtoi se lajmet e shumta që u bënë rreth saj për fejesën, bëri që shumë persona të merrnin në telefon familjen.

“Filluan telefonatat te familja, se nuk tregoni se keni fejuar vajzën. Futa në sherr familjen me fisin. Unë i ruaj shumë traditat, edhe pse i jam futur rrugës së televizionit dhe shoëbiz-it”, tha moderatorja e njohur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041439533233643