INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mohoi lidhjen me biznesmenin, por për çfarë e kanë paragjykuar Alesia Bamin?

Mohoi lidhjen me biznesmenin, por për çfarë e kanë paragjykuar Alesia Bamin?

Publikuar më: 09:32 15-05-2020

Moderatorja e njohur, Alesia Bami, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live”, ku sqaroi njëherë e mirë nëse ishte në një lidhje apo jo. Pasi zbuloi se nuk “kishte asnjë biznesmen në jetën e saj që i siguronte edhe luksin që bënte”, Alesia foli pak edhe për vetën e saj.

Gjatë bisedës në studio, moderatorja u shpreh se shpesh është edhe paragjykuar.

“Njerëzit të paragjykojnë dhe duke të parë vetëm si figurë. Të paragjykojnë se je e bukur dhe mendojnë se nuk ke tru”, shprehet Alesia.

“Në fakt njerëzit paragjykojnë dhe duke të parë vetëm si figurë. Të paragjykojnë se je e bukur dhe mendojnë se nuk ka tru. Në fakt e kam ndier më përpara, e kam pasur pak problem pjesën e të shprehurit dhe pak a shumë e shoh që njerëzit kanë ndryshuar opinionin për mua. Në vazhdim do të më njohin akoma më shumë se si jam unë”, tregon ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033848285675049