INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thanë që është e lidhur me këtë artist, Kejsi Tola denoncon lajmin fals! [FOTO]

Thanë që është e lidhur me këtë artist, Kejsi Tola denoncon lajmin fals! [FOTO]

Publikuar më: 16:04 20-05-2017

Në periudhën e portaleve dhe rrjeteve sociale ndodh të lidhesh dhe të jesh e fundit që e merr vesh.

Diçka e tillë duket se i ka ndodhur dhe Kejsi Tolës, për të cilën është përhapur lajmi se është lidhur me një tjetër këngëtar shqiptar, Brano (Branimir) Agovi. Një postim në Instagram në faqen e këtij të fundit ka mjaftuar për t’i dhënë zë thashethemeve, edhe pse Kejsi e kishte qartësuar se ishin miq në faqen e saj. Megjithatë kjo nuk i ka vënë aspak fre zërave, të cilët nxituan të publikonin “lidhjen që dyshja e kishte mbajtur të fshehur”. Tashmë ka menduar vetë artistja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion kur ishte vetëm 16 vjeçe për ta përgënjeshtruar lajmin. Ajo e ka cilësuar atë si “fake news” dhe këtu mbyllet kjo histori. Në pritje që të hapet një tjetër pasi vështirë se mund të kenë fund…

kejsito.png

Article Logic
Execution time: 0.0039019584655762