INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kejsi Tola feston ditëlindjen, e shtrënguar përdore me njerëzit e zemrës [FOTO]

Kejsi Tola feston ditëlindjen, e shtrënguar përdore me njerëzit e zemrës [FOTO]

Publikuar më: 13:52 03-05-2017

Është një ditë e veçantë për këngëtaren bukuroshe e cila sot mbush plot 25 vjeç.

Kejsi Tola ka postuar një foto për ditëlindjen e saj, ku është shfaqur krah njerëzve me të dashur. Për kë tjetër mund të bëhej fjalë përveçse prindërit, të cilëve artistja u është “mirfënjohëse për çdo ditë që i kanë dhuruar”. Duket se ky imazh nuk është i rastësishëm pasi Kejsi tregon që pavarësisht se vitet ecin, është “ky shtrëngim duarsh që nuk do ndryshojë, një bekim që e ka pasur që ditën e parë të jetës”. Dita më e rëndësishme festohet pikërisht me njerëzit më të rëndësishëm, në një imazh që shpreh atë që shkruhet në fundin e mbishkrimit të Kejsit, dashurinë e pafund. 

kcto.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266