INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tha “what the fuck” si provokim ndaj Serbisë dhe BE-së? Rama zbulon të vërtetën: Doli aty...[FOTO]

Tha “what the fuck” si provokim ndaj Serbisë dhe BE-së? Rama zbulon të vërtetën: Doli aty...[FOTO]

Publikuar më: 22:29 26-11-2018

Kryeministri Rama në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës ju “vërsul” si rrallëherë Beogradit dhe Brukselit, duke lëshuar disa deklarata dhe përdori shprehjen “Ëhat the Fuck”

“Doli aty për aty, natyrshëm dhe besoj se e përvijon më së miri në mënyrën më sintetike gjithë frustrimin e një situate që gjendet procesi tërësor në të gjitha planet, procesi i integrimit të mëtejshëm të Kosovës, të rajonit, procesi i ndërveprimit rajonal dhe procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Rama në Klan Kosova.

Ky shpërthim i tij, Rama ka thënë se erdhi pas një bisede me ministrit të Punës dhe Mirëqenies i Kosovës, Skënder Reçica.

“Buroi nga tregimi i Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, që më tregoi se kur kishte shkuar në Beograd për një takim rajonal deri në dy të natës i rrinin mbi kokë disa miq evropianë, sigurisht nën presionin e serbëve që ai të garantonte që të nesërmen kur të fliste nuk do të përmendte termin, Republikë e Kosovës. Kjo doli sepse kjo është situata në tërësi. Nuk është thjeshtë ai moment por një tërësi gjërash që po ndodhin”, është shprehur Rama.

fuck.png

Article Logic
Execution time: 0.0048019886016846