INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serbët kërcënojnë me jetë ministrin Shala

Serbët kërcënojnë me jetë ministrin Shala

Publikuar më: 19:37 26-11-2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë Endrit Shala, ka marrë kërcënime me jetë nga serbët pasi publikoi në facebook një foto me kryeministrin Edi Rama me mbishkrim 100%, duke nënkuptuar vendosjen e taksës doganore, për mallrat serbe.

rama_100.png

Serbët kanë komentuar në foto duke fyer simbolin shqiptar shqiponjën dykrenare.

foto_3.png

“Pulë shqiptae me kokë të dyfishtë”-shkruan një person. “100% i çmendur”-shton një tjetër. Në një foto tjetër ministri Shala ka marr kërcënime për jetë. Njëri nga komentuesit me emrin Zhelko Lepoja e kërcënon ministrin se ‘do ta therin sikur lepurin’.

min_shal.png

 

“Këtë do të ta bëjmë shqiptar, së shpejti do të të therim si lepurin”, shkruan ai.

Article Logic
Execution time: 0.0029439926147461