Teuta ka bërë një goditje të re. Në ekip vjen Armando Vajushi, i cili së fundmi ka qenë pjesë e F.C. Pro Vercellit. Vajushi është afrimi i katërt zyrtar në këtë merkato pas Frashërit, Arapit dhe Bushiçit.
Lajmi për firmosjen e Vajushit është publikuar nga vetë klubi i Teutës, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.
Në këtë mënyrë trajneri Bledi Shkëmbi ka gati një ekip që mund të jetë pretendent për titull. Pas barazimit me Tiranën, durrsakët duhet të marrin patjetër një fitore me Kazmën e vendit të fundit në javën e ardhshme.








10 Dec 2025 





