INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Testi i raketave i SHBA-ve. Sistemi mbrojtës i raketave godet objektivin [VIDEO]

Publikuar më: 16:40 11-07-2017

Një sistem mbrojtës i raketave i ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara e goditi me sukses objektivin e saj gjatë një prove të realizuar të martën, tha Agjencia e Mbrojtjes së Raketave të SHBA në një njoftim për shtyp. Sistemi i Mbrojtjes së raketave  ka qëlluar me sukses një objektiv mbi Alaskë- bëri të ditur agjencia. "Nuk mund të isha më krenar për qeverinë dhe ekipin e kontraktuesve që ekzekutuan këtë test fluturimi sot," tha drejtori i MDA, gjenerali Sam Greaves në deklaratën dhënë për mediat . "Ky test demonstron aftësitë e sistemit të armëve THAAD dhe aftësinë e tij për të kapur dhe shkatërruar kërcënimet e raketave balistike". Një zyrtar me Departamentin e Mbrojtjes të SHBA tha për CNN se testi nuk lidhet me lançimin e kohëve të fundit të raketave balistike ndërkontinentale të Koresë së Veriut.

Article Logic
Execution time: 0.0040881633758545