INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi. Hyrja në faqet pornografike vetëm me të dhëna personale

Rusi. Hyrja në faqet pornografike vetëm me të dhëna personale

Publikuar më: 13:40 11-07-2017

Vizitorët rusë  të faqeve pornografike të tilla si Pornhub tani mund ti ndjekin ato vetëm duke dhënë detajet e tyre personale dhe pasaportën e tyre. Qeveria ruse ka kërkuar në vazhdimësi që për njerëzit e vendit të saj ta bënte më të vështirë hyrjen në faqet pornografike të internetit. Ajo mori masa për mbylljen e faqeve për të cilat rregullatorët shtetërorë thanë se shpërndarja e materialeve tyre  dëmtonte zhvillimin e fëmijëve. Rregullat pasuan atë të mbylljes së plotë të Pornhub, faqja më e madhe e të rriturve në botë, në shtator të vitit të kaluar. Ky ndalim u hoq vetëm pak muaj më parë, kur Pornhub u angazhua për të kontrolluar moshën e kujtdo që e viziton atë. Rregulli është menduar për ta bërë më të lehtë për vizitorët por mund të çojë në ndjekjen e saktë dhe të personalizuar të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0031430721282959