INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmeti në Shqipëri, Ambasada Amerikane: Do të zhvillojmë një ushtrim stërvitor për reagimin në rast tërmeti. [FOTO]

Tërmeti në Shqipëri, Ambasada Amerikane: Do të zhvillojmë një ushtrim stërvitor për reagimin në rast tërmeti. [FOTO]

Publikuar më: 17:39 25-09-2019

Pesë ditë pas tërmetit të fuqishëm që shkundi vendin të shtunën, me epiqendër në detin Adriatik, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton sot se do të zhvillojë një ushtrim stërvitor për reagimin në rast tërmeti.

Ky njoftim vjen pas alarmit dhe panikut që shkaktoi lëkundja me magnitudë 5.8 i tërmetit të së shtunës, çka solli dëme të shumta materiale dhe panik tek qytetarët.

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të zhvillojë një ushtrim stërvitor për reagimin në rast tërmeti. Ai është pjesë e ushtrimeve stërvitore që zhvillojmë përgjatë vitit.", thuhet ne njoftim.

Një tërmet i fortë goditi Shqipërinë të shtunën, duke lënë pas më shumë se 110 persona të lënduar. Tërmeti me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit dëmtoi më shumë se 900 banesa, disa prej tyre të shkatërruara plotësisht.

Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

Article Logic
Execution time: 0.0027451515197754