INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmetet në Itali, rritet numri i viktimave, 250 të vdekur, 365 të plagosur

Tërmetet në Itali, rritet numri i viktimave, 250 të vdekur, 365 të plagosur

Publikuar më: 20:34 25-08-2016

Është rritur sërish numri i viktimave si pasojë e tërmetit 6.2 ballë të ditës së djeshme në Itali.

Mësohet se numri i viktimave ka shkuar të paktën në 250, ndërkohë që raportohet se 365 persona kanë mbetur të plagosur dhe dhjetra të tjerë besohet se ndodhen nën rrënojat e banesave të tyre lajme të konfirmuara nga Mbrojtja Civile.

Sipas mediave italiane vetëm në 24 orët e fundit janë ndjerë mbi 460 lëkundje.

Amatrice, A5umoli, Arquata dhe Norcia janë qytetet që janë goditur më fortë nga tërmet, një prej të cilëve ishte me magnitudë 6.2 ballë. Pjesa më e madhe e këtyre qyteteve është shkatërruar plotësisht.

Kryeministri i Italisë Matteo Renzi njoftoi dje se do të mbledhë qeverinë për të vendosur për hapat e mëtejshëm në normalizimin e situatës, ndërsa theksoi se për momentin prioritet është shpëtimi i atyre personave që ndodhen ende nën gërmadha.

Rreth 2500 persona janë shpërngulur nga këto zona që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ndërsa 1500 kanë mbetur pa shtëpi.

Sa i përket shqiptarëve që jetojnë në këtë pjesë të Italisë, Ministria e Jashtme ka deklaruar se shtatë është numri i bashkëkombasve tanë që kanë mbetur të plagosur, ndërsa një shqiptar i quajtur Erjon Toro ka humbur jetën.

Tërmeti në shifra:

Deri më tani janë 250 të vdekur.

365 të plagosur.

2500 persona janë shpërngulur.

1500 njerëz kanë mbetur pa shtëpi.

460 lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë dy ditëve të fundit.

6.2 ishte tërmeti më i fortë, ndërsa të paktën 2 të tjerë kanë qenë me magnitutë 5.

3 janë qytetet të goditura më rëndë: Amatrice 193 të vdekur, Arquata 46 viktima dhe A5umoli 11 viktima.

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045