INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Tërmetet na tronditën edhe ne”, ambasada gjermane nxjerr fotot e mureve të çara [FOTO]

“Tërmetet na tronditën edhe ne”, ambasada gjermane nxjerr fotot e mureve të çara [FOTO]

Publikuar më: 11:04 23-09-2019

Lëkundet e forta prej tërmeteve që ranë në fundjavë kanë shkaktuar pasoja edhe tek godinat e ambasadave.

Fotografia që shihni i përket godinës së ambasadës gjermane në Tiranë dhe tregon pasojat e tërmetit të së shtunës që shkaktoi panik e tronditje tek qytetarët.

“Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë. Mendimet tona shkojnë tek gjithë shqiptaret dhe shqiptarët të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë. Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij”, thotë selia diplomatike e Gjermanisë.

ambasada_gjermane.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031628608703613