INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërhoqi vëmendjen e Can Yaman-it, moderatorja shqiptare flet për raportin me të: Është djalë…[VIDEO]

Tërhoqi vëmendjen e Can Yaman-it, moderatorja shqiptare flet për raportin me të: Është djalë…[VIDEO]

Publikuar më: 20:35 27-10-2020

Moderatorja e njohur sportive, Eva Murati, është në qendër të vemendjes jo vetëm në mediat e huaja, por dhe për “shkëndijen” apo vërshimin e komentimit mes saj dhe aktorit turk me origjinë shqiptare, Can Yaman.

Ajo ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” e cila ka folur më në fund për marrëdhënien mes saj dhe aktorit të famshëm turk, Can Yamman.

“Absolutisht ai është një djalë shumë simpatik, i suksesshëm, ishte dhe me origjinë shqiptare, por nuk di se çfarë mund të them më shumë”- është shprehur moderatorja, Eva Murati.

Por, Isli e ka ngacmuar më shumë me fjale për aktorin duke u munduar që të nxirrte ndonjë gjë më shumë por moderatorja është shprehur duke thënë se nuk ka asnjë koment për këtë gjë.

Article Logic
Execution time: 0.0025548934936523