INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentuan të rrëmbenin vëllain e drejtorit të ALUIZNI-t, merret vendimi për çiftin e të dashuarve [FOTO]

Tentuan të rrëmbenin vëllain e drejtorit të ALUIZNI-t, merret vendimi për çiftin e të dashuarve [FOTO]

Publikuar më: 10:58 05-01-2019

Gjykata e Elbasanit, ka lënë në burg dy të arrestuarit Bexhet Musmuça dhe të dashurën e tij pasi u arrestuan për tentativën e pengmarrjes së Aurel Gunit, vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan, dhe njëherësh anëtar i këshillit bashkiak të Elbasanit nga radhët e PDIU-së.

Por ndryshe nga sa ka deklaruar në polici Aurel Guni, se Musmuça kishte tentuar ta merrte peng për llogari të Çapjave, policia dhe prokuroria e Elbasanit nuk kanë ngritur një akuzë për “Heqje të paligjshme të lirisë” ndaj Musmuçës.

Musmuça ka dalë ditën e enjte para gjykatës së Elbasanit duke u përballur vetëm me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” të makinës së Aurel Gunit dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Këtë akuzë policia ia ka ngritur pasi në xhepin e tij gjatë kontrollit fizik janë gjendur dy doza me heroinë.

Të dyja akuzat Musmuça i ka pranuar në gjykatë dhe nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ka kërkuar një masë më të butë nga trupi gjykues. Ndërkohë prokurori i çështjes Neritan Hoxha, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, kërkesë kjo që është pranuar nga trupi gjykues.

Të njëjtën masë sigurimi ka aplikuar gjykata dhe për të dashurën e Bexhet Musmuça, Fjola Cani, e cila është arrestuar për akuzën e “Kanosjes për të mos kallëzuar”, pasi rezultoi se kishte kërcënuar me jetë anëtarë të familjes së Gunit.

xfghdfjfgh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215