INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skadimi i pasaportave, nuk lejohet për askënd dalja jashtë vendit në 3 muajt e fundit [FOTO]

Skadimi i pasaportave, nuk lejohet për askënd dalja jashtë vendit në 3 muajt e fundit [FOTO]

Publikuar më: 11:15 05-01-2019

Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që ka një pasaportë afati i së cilës mbaron brenda 3 muajve, duhet të aplikoje për pasaportë të re biometrike, pasi nuk do të lejohet të dalë jashtë kufijve të vendit.

Afat lidhet edhe me kohen e qëndrimit të shtetasve shqiptare në zonën Shengen, dhe nëse vlefshmëria e pasaportës është e barabartë ose më e vogël se 90 ditë atëherë nuk do të lejohet dalja e personit që e ka këtë pasaportë, çka do të thotë që automatikisht duhet të aplikojë për një pasaportë të re biometrike. Procedurat e riaplikimit për pasaportë biometrike janë të njëjta si herën e parë.

Çdo kush duhet të blejë paraprakisht kuponin pranë postës shqiptare, me pas duhet të bëjë vetëdeklarimin pranë komisariatit të zonës ku punon dhe komisariati më pas aplikimin e sjell pranë zyrave të ALEAT pranë njësisë administrative ku bëhet aplikimi, me fotografi dhe marrja e shenjave te gishtave.

Personat që kanë nxjerrë pasaportat biometrike në kohen kur Shqipërisë i’u lejua udhëtimi pa viza në zonën Shengen, 10 vjet më parë duhet të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së pasaportave të tyre, në mënyrë që të mos gjenden në situatë të paparashikuara në pikat e kalimit kufitar, ku policia nuk do të lejojë askënd të kalojë nëse pasaporta skadon pas tre muajsh.

Në muajt e parë të vitit 2009 u lëshuan pjesa më e madhe e pasaportave nga të cilat 1.4 milionë janë duke skaduar.

zdfgjhgdsfxg.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0034451484680176