INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi të largohej nga emisioni kur dëgjoi këngën e saj, këngëtari shqiptar flet për zënkën me Eneda Tarifën [FOTO]

Tentoi të largohej nga emisioni kur dëgjoi këngën e saj, këngëtari shqiptar flet për zënkën me Eneda Tarifën [FOTO]

Publikuar më: 13:26 31-05-2020

“Kënga Magjike” u bë shkak që Ardit Çuni dhe Eneda Tarifa të kishin një debat midis tyre dhe me sa duket akoma nuk i kanë rregulluar marrëdhëniet mes tyre. Arditi ka qenë i ftuar në “Mos i fol shoferit” dhe u vendos përballë këngëve, të cilat duhet t’i gjente se kush i këndon. Në fund, produksioni i vuri këngën e Tarifës dhe sapo e dëgjoi, Arditi tentoi të largohej nga emisioni. Duke marrë shkas nga kjo, moderatorja Rudina Dembacaj e ka pyetur se çfarë ka ndodhur konkretisht mes tyre.

“Ka qenë një debat shumë i madh. Është sqaruar shumë herë, nuk kam dashur që t’i jap më shumë vëmendje, por që po e them shumë shkurt. Një mosvlerësim i saj për projektin tim e para dhe e dyta për miqësinë që kishte me mua. Për këngën “Frymë” që isha pjesëmarrës në ‘Këngën Magjike’ që ajo edhe e postoi në Story-n e saj dhe tha që kënga jote është një ndër 5 më të bukurat dhe në fund dha zero pikë. U zhgënjeva shumë. E konsideroja mike, jo vetëm kolege. Por nuk u zhgënjeva nga fakti i miqësisë, por u zhgënjeva se doja të më vlerësonte se isha Arditi. Doja të më vlerësonte se Arditi këndoi atë këngën që asaj i pëlqeu. Pra, një njeri që deri diku ul veten (se ajo uli veten në rastin konkret) dhe ha fjalët e tua . I shkruajta një mesazh Enedës në privat dhe i thash ‘nuk e prisja nga ti këtë zero pikë për vetë faktin e këngës dhe miqësisë që kishim’. Ajo nuk më tha as më fal, as çkemi asgjë dhe në orën 4 të mëngjesit kur u shpall e fituese më shkruajt e më tha që po të duash bëje publike e këtë mesazh po ia çoj Florit. I thash mos u shqetëso se Florit ia kam nisur vetë. Minimalisht po të më kishte thënë më fal e të më shpjegonte se çfarë ndodhi, unë do ta mirëkuptoja. Mua nuk m’i uli asnjë pikë këngës që ajo nuk më dha asnjë pikë. Mua nuk më prishi asnjë punë, ishte imazhi i saj që doli keq”, u shpreh Arditi.

e71ad916db3d3dfdcf1a7523a458824c_L.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032260417938232