INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensionet në Shkodër vijojnë. Policia shoqëron kreun e FRPD-së, Arvit Bushatin

Tensionet në Shkodër vijojnë. Policia shoqëron kreun e FRPD-së, Arvit Bushatin

Publikuar më: 15:53 19-08-2019

Pas tensioneve në Shkodër policia ka ndaluar, kreun e FRPD-së së këtij qyteti, Arvit Bushatin. Në lidhje me këtë shoqërim një reagim të ashpër ka patur edhe ish-deputeti Bardh Spahia i cili ka debatuar me policinë, pasi efektivët nuk ishin me veshje dalluese.

"Ndalimi i Arvit Bushatit është i paligjshëm. Ishte i paligjshëm nga policë pa mandat dhe shenja dalluese" ka thënë Bardh Spahia.

Simpatizantët e PD-së gjatë tubimit kanë tentuar disa herë që të çajnë kordonin e policisë për të hyrë në ambientet ku po konstituohej Këshilli Bashkiak. Më pas ata kanë qëlluar me sende të forta ndaj këshilltarëve të rinj dhe ndaj deputetit Tom Doshi në momentin që ai kanë dalë jashtë.

Article Logic
Execution time: 0.002126932144165