INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krijoi favore për Emiliano Shullazin, merret ky vendim për Drejtorin e Burgut 313

Krijoi favore për Emiliano Shullazin, merret ky vendim për Drejtorin e Burgut 313

Publikuar më: 18:27 19-08-2019

Drejtori i Burgut 313 në kryeqytet Maksim Hamitaj është pezulluar ditën e sotme nga detyra me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili.

Lajmi është bërë i ditur nga burime të besueshme të burgjeve, të cilat sqarojnë se shkak i pezullimit të këtij drejtori është bërë i dënuari Emiljano Shullazi, të cilin e ka favorizuar me takime shtesë, duke e lejuar të takohet me anëtarët e bandës, sipas balkanweb.

Ndërkohë, Hamitaj është zëvendësuar nga Qazim Hoxha, i cili deri më tani ka qenë drejtori i Burgut të Durrësit.

Ndërkohë, problemi i favorizimit të të burgosurve është një problem i hershëm. Pak kohë më parë, në burgun “302” të burgosurit i bënë një peticion krerëve të shtetit, përmes të cilit kundërshtonin ligjin e ri për mundësimin e izolimit të tyre, si dhe anulimin e takimeve shtesë, që u është bërë kohët e fundit. Ndërsa, pak kohë më parë u pezullua nga detyra edhe drejtori imëparshëm i burgut “313”, për shkak të shkeljeve të tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887