INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TENSIONE PARA PARLAMENTIT/ Protestuesit  hedhin shashka dhe tymuese...

TENSIONE PARA PARLAMENTIT/ Protestuesit hedhin shashka dhe tymuese...

Publikuar më: 18:25 26-02-2019

Tensione e shashka tek parlamenti. Protestuesit kanë tentuar të çajnë radhët e policisë dhe kanë hedhur herë pas here tymuese. Qytetarë të shumtë e mbështetës të opozitës janë vendosur në dy hyrjet e parlamentit, ku kanë kaluar deputetët e maxhorancës.

Mes protestuesve janë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi si dhe përfaqësues të tjerë politikë të opozitës.

Ndonëse nuk ka tel me gjemba, masa të shumta sigurie janë marrë nga forcat e rendit të cilat janë vendosur në disa radhë.

Opozita vendosi të protestojë sot sapo Konferenca e Kryetarëve mori vendim të zhvillonte seancën e së enjtes së kaluar pasdite në orën 17:00. Megjithëse është një protestë e paparalajmëruar dhe pa marrë leje Policia e Tiranës ka marrë gjithë masat për mbarëvajtjen e saj dhe sigurinë e institucionit të parlamentit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029411315917969