INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA E PD/ Basha thirrje policisë: Hiqni kapelet dhe arrestoni...

PROTESTA E PD/ Basha thirrje policisë: Hiqni kapelet dhe arrestoni...

Publikuar më: 18:22 26-02-2019

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje sot Policisë së Shtetit që po siguron godinën e Parlamentit që të  heqin kapelet dhe të arrestojnë politikanët që janë brenda seancës plenare.

Basha ka thënë se policët duhet të zbatojnë ligjin dhe të arrestojnë banditët që janë brenda në Parlament.

Për liderin e opozitës, Policia duhet ti nxjerr ata me pranga në duar, në të kundërt ata do i arrestojë populli i bashkuar.

“Ne luftojmë për vlera europiane, për zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe jo për kapjen e drejtësisë për të mbrojtur, Vangjush Dakon e Saimir Tahirin. Do të dëgjohet zëri juaj deri sa ai të kthehet në ligjin e padiskutueshëm në Shqipëri.

Kjo është një betejë që do çliroje vendin nga klika mafioze. Kjo betejë do çliroje makthin e e vogëlushëve teksa shohin prindërit që nuk i plotësojnë dot nevojat parësore.

Një thirrje për vëllezërit e motrat me uniformë. Ju qëndroni mes hajdutëve dhe popullit të dhunuar. Hiqini kapelet dhe arrestojini hajdutët siç e kërkon ligji. Arrestojini përpara se t’i arrestojë populli i bashkuar. Asnjë fasadë nuk pi më ujë, kupa është mbushur. Me Edi Ramën nuk do të ketë paqe. Do të vazhdojmë deri në largimin e klikës mashtruese që ka pushtuar vendin”, tha Basha

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713