INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensione në Mitrovicë/ Momente kur policia nis arrestimet masive [VIDEO]

Tensione në Mitrovicë/ Momente kur policia nis arrestimet masive [VIDEO]

Publikuar më: 12:23 28-05-2019

Pjesa veriore e Kosovës këtë të martë është zgjuar me tensione.

Gjatë një operacioni policor të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, deri tani janë arrestuar disa zyrtarë policorë, si dhe disa qytetarë.

Përveç kësaj, është raportuar se ka edhe policë të plagosur, gjendja e të cilëve është jashtë rrezikut për jetë.

Policia e Kosovës ndërkohë ka njoftuar se operacionit policor i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprimtari kriminale ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal’ dhe vepra të tjera penale. Po ashtu gjatë operacionit, siç është bërë e ditur, Policia ka konfiskuar sende të ndryshme përfshirë edhe disa armë.

Ndërkohë një media serb tvmost.info, ka publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet momenti i zbarkimit të policëve të Kosovës, si dhe pamje nga arrestimet.

Ngjarja e sotme duket se ka vënë në alarm edhe presidentin serb Vuçiç I cili sipas mediave ka bërë gati ushtrinë për ndërhyrje, ndërsa kryeminisitri Haradinaj shprehet se bëhet fjalë për një operacion policor dhe asgjë më tepër.

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249