INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tension tek Gjykata e Tiranës ku jepet masa e të ndaluarve të Unazës së Re, prangosen dhe 3 protestues

Tension tek Gjykata e Tiranës ku jepet masa e të ndaluarve të Unazës së Re, prangosen dhe 3 protestues

Publikuar më: 11:40 25-07-2019

Dy ditë më parë te Unaza e Re u arrestuan Babë e bir, pas protestave kundër prishjes së banesave të tyre.

Ndërsa gjykata sot do të jepte masën e sigurisë për ta, protestues të shumtë janë paraqitur përpara Gjykatës së Tiranës. Ata janë përplasur me policinë dhe për rrjedhojë janë arrestuar dhe 3 protestues të tjerë.

Një familjar i të arrestuarve deklaroi se prangosjet bëhen për të trembur protestuesit.

“Këtu është skandal. Ju si media vetëm hajdeni pas orës 9 dhe do të shikoni sa tmerr që është. Këto të arrestojnë pse proteston, pse mbron pronën, shtëpinë tënde. Ata po mundohen të frikësojnë njerëzit me këto arrestime. Ne kërkojmë lirim të menjëhershëm”, tha një i afërm i të arrestuarve për Balkanwb.

Article Logic
Execution time: 0.0027799606323242