INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngujimi i aktorëve, Veliaj: Teatri i ri nuk mund të mbahet peng nga histerikët dhe dështakët

Ngujimi i aktorëve, Veliaj: Teatri i ri nuk mund të mbahet peng nga histerikët dhe dështakët

Publikuar më: 12:06 25-07-2019

Për shembjen e Teatrit Kombëtar kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se projekti i ri i Teatrit do të zhvillohet. Veliaj, nga Denveri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mori në konferencën vjetore me temë “Qytete që rriten me gjelbërim” ka deklaruar se Tirana nuk mund të ndalet në rrugën për të ecur përpara me Teatrin Kombëtar, Unazën e Re, zgjatimin e Lanës apo Bulevardin e Ri, pavarësisht kundërshtive që mund të kenë pakica të caktuara të lidhura me politikën.

Ai tha se ashtu siç janë kundërshtuar çdo gjë e mirë e bërë nga Bashkia e Tiranës për qytetarët në këto 4 vjet, edhe projekti i Teatrit të Ri do të zhvillohet dhe kryeqyteti do ketë një teatër modern, bashkëkohor, i cili do t’i shërbejë si aktorëve, ashtu edhe artdashësve.

“Kemi kaluar disa sfida në mandatin tonë të parë: mbaj mend këndet e lodrave, protestat kundër tyre. Edhe këtu në Amerikë shumë prej projekteve që sjellin ndryshim përshkohen nga një sens histerie, protestash apo pakënaqësie. Megjithatë, kur ndryshimi vjen, përqafohet nga të gjithë. Në Tiranë ndryshimi do të vijë edhe për çështje shumë të debatueshme, si zgjatimi i Lanës, Unaza e Madhe, Teatri i Ri Kombëtar, por janë ndryshime absolutisht të nevojshme dhe të pakontestueshme”nënvizoi Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036921501159668