INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tension në Kakavijë, policia grek kthen ekipin shqiptar të futbollit

Tension në Kakavijë, policia grek kthen ekipin shqiptar të futbollit

Publikuar më: 11:17 18-05-2018

Në pikën kufitare të Kakavijës janë rikthyer tensionet ditën e sotme, teksa një ekip futbolli i quajtur “Antigonean” nga qyteti i Gjirokastrës është ndaluar që të udhëtojë drejt Greqisë.

Mësohet se ekipi ishte nisur për një ndeshje futbolli në ishullin Scopelo të Greqisë, por pala greke i ka penguar duke vendosur edhe një kryq në pasaportën e kapitenit të ekipit Sandri Serjani.

Pengesa sipas palës greke është justifikuar me faktin se djemtë e ekipit që e quajnë veten “Sfinksat”, nuk kishin garanci për të kaluar kufirin.

Skuadra do të luante një ndeshje miqësore me ftesë të ekipit të ishullit por mesa duket do të duhet të presin për të zhvilluar lojën e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332