INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Radhë të gjata në Kakavijë

Radhë të gjata në Kakavijë

Publikuar më: 16:21 18-08-2016

Ndërsa sezonit turistik po i vjen fundit, emigrantët shqiptarë tashmë po rikthehen në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë prej vitesh. E kjo ka sjell dhe pasojat në pikat kufitare të vendit tonë. Mësohet se vetëm në pikën kufitare të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar rradhë të gjata të emigrantëve shqiptare.
Sipas të dhënave, vetëm në këtë pikë doganore kanë hyrë në shtetin shqiptar 3180 shtetas, ndërsa kanë dalë 4436 persona. Emigrantët shqiptarë pohojnë se situata është e tillë dhe se problemi qëndron tek sportelet.
Mësohet se në palën greke punonte vetëm një sportel në hyrje e dalje, ndërsa pala shqiptare punon me 5 sportele në ikje për në Greqi dhe një në ardhje për në vendin tonë.
Por ka një tjetër fenomen të ri në pikën kufitore të vendit tonë. Mësohet se risi gjatë kësaj periudhe është edhe kalimi i të huajve, të cilët përdorin pikat kufitare shqiptare për kalimin në vendet e BE-së.

Përgjatë 24 orëve 692 shtetas të huaj kanë hyrë në kufirin shqiptar, ndërsa kanë dalë 1218 shtetas.
Edhe numri i automjeteve ka qenë i lartë, ku numërohen mbi 2000 mjete.

Article Logic
Execution time: 0.0038669109344482