INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Telegram sjell opsionin që e duan të gjithë, ja çfarë mund të bëni tani me bisedat tuaja

Telegram sjell opsionin që e duan të gjithë, ja çfarë mund të bëni tani me bisedat tuaja

Publikuar më: 13:56 26-03-2019

Funksioni i fshirjes së mesazheve të dërguara rrjete sociale komunikimi nuk është më një gjë e re, por së fundmi Telegram ja kalon aplikacioneve të tjera me përditësimin e ri.

Telegram ju lejon të fshini çdo pjesë të bisedës që dëshironi jo vetëm në telefonin tuaj por edhe atë të bashkëbiseduesit. Madje ju mund të fshini një bisedë të terë në të dy telefonat që keni komunikuar.

Është një hap disi i çuditshëm por kompania e ndjen se është i nevojshëm në klimën moderne të komunikimit.

Themeluesi i aplikacionit, Durov, është shprehur se keqpërdorimi i mesazheve të vjetra po bëhet një fenomen shqetësues.

Diçka që keni thënë në çdo moment mund të nxirret nga konteksti dhe t'ju dëmtojë juve dhe miqtë apo familjen tuaj.

Me funksionin e ri përdoruesit kanë më tepër kontroll mbi bisedat pa qenë nevoja ti besojnë dikujt me shpresën se ato që thoni nuk do ti përdorë.

Ama si çdo gjë e mirë dhe kjo e ka një të keqe, pasi ky funksion as sa ndihmues mund të duket, mund të rezultojnë dhe problematik.

Një përdorues i cili ka një qëllim të keq mund të fshijë pjesë të bisedës dhe ta paraqesë atë si provë krimi në versionin e tij.

Themeluesi i Telegram është shprehur se është në dijeni të këtij lloji keqpërdorimi, por kjo mbetet për tu parë.

Article Logic
Execution time: 0.0034289360046387