Sikur të mos mjaftonte vetëm vepra "Kthimi Në Shtëpi" pranë Teatrit Eksperimental "Kujtim Spahivogli", nga kjo e mërkurë deri të dielën do keni fatin të ndiqni edhe shfaqjen "Rrno Për Me Tregue" të Arben Derhemit. Një vepër nën autorsinë e At Zef Pllumit dedikuar errësirës së komunizmit, e cila nën regjinë e Milto Kutalit, kostumeve të Berina Kokonës dhe interpretimit fantastik të Ben Derhemit, do t'ju mahnisë mendjen dhe do t'ju shokojë ndërgjegjen!
Ora: 19:00
Data: 2 - 6 Nëntor
Telefon: 069 99 08 035
Vendodhja: Teatër Kame, Ibë
www.facebook.com/Teatri-Kombetar-Eksperimental-Kujtim-Spahivogli-1439847529613884








16 Nov 2025 





