INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të varfër, po jetën e shijojmë! Raport për Shqipërinë…

Të varfër, po jetën e shijojmë! Raport për Shqipërinë…

Publikuar më: 09:40 26-10-2018

Shqiptarët edhe pse më të varfërit në Europë dinë të shijojnë jetën dhe nuk u mungojnë emocionet e mira. Raport i Gallup, “Emocionet Globale 2017”, nxjerr shqiptarët ndër popujt më pozitivë në botë. 51% e të anketuarve përjetojnë më shumë ndjesi pozitive se negative.
Vendi ynë renditet në vendin e 50 në listën e më pozitivëve në botë, nga 142 ekonomi të studiuara. Pothuajse të gjithë ballkanasit janë njëlloj, pasi rezultatet të përafërta. Shqipëria rezulton është më pozitivja në rajon. Kryeson me 51% të shfaqjes së pozitivitetit në jetën e përditshme, ndiqet nga Maqedonia me 47 %, Mali i Zi 46 %, Serbia me 42 %, Bosnja dhe Hercegovina me 41 % dhe Kosova me 41%, e listuar në fund.
Shtetet që kryesojnë në këtë studim, janë ato latine, Paraguaji, Kosta Rika, Panama, të cilat duket se “përkëdhelin” më shumë vetën. Ndërsa të fundit të listë, janë vendet kryesisht me konflikte, përkatësisht Jemeni, Turqia, Iraku.
Gallup mat emocionet e përvitshme në 142 vende duke i pyetur njerëzit nëse ata kanë përjetuar pesë emocione pozitive dhe pesë emocione negative.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033090114593506