INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të pushtohesh nga paniku, si ta kuptosh dhe të shpëtosh prej tij

Të pushtohesh nga paniku, si ta kuptosh dhe të shpëtosh prej tij

Publikuar më: 14:04 05-03-2019

Në momente të caktuara të jetës shumë prej jush apo të afërmit tuaj kanë kaluar momente paniku. E në këto kushte ndoshta nuk keni ditur si të silleni.

Kështu që secili njeri duhet të jetë i informuar për simptomat dhe mënyrën se si t’i përgjigjemi këtij ataku.

Sipas të dhënave mjekësore rreth 31.2% e njerëzve kanë kaluar një ataku panik. Nëse keni njohur një njeri i cili vuan nga ky çrregullim atëherë, është shumë e nevojshme të mësoni për simptomat dhe mënyrën se si t’i përgjigjeni Disa nga simptomat e një atak paniku janë: frymëmarrje e shpejtuar, rrahje të shpeshta të zemrës, dridhje e trupit. Shoqatat e shëndetit mendor janë të mobilizuara me anë të trajnimeve të ndryshme për të informuar njerëzit mbi keto raste.

Specialistët sugjerojnë që hapi i parë që duhet ndërmarrë është qetësimi. Ekspertët nënvizojnë se është e rëndësishme që t’i qëndrojmë pranë personit që ndodhet në kushte paniku dhe të mundohemi ta qetësojmë.

Të tjerë ekspertë këshillojnë që persona që po kalojnë një crregullim të tillë nuk duhen injoruar pasi po kalojnë një moment të vështirë të jetës së tyre. Duhet t’i bëjmë që të ndihen prezent në të tashmen.

Një psikolog kanadez shprehet se një person i cili po përjeton një atak paniku mund të ndihet inferior me realitetin, gjithçka i duket joreale, prandaj është e rëndësishme të aplikohet metoda e fokusimit në gjëra reale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023808479309082