INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Betimi i deputetëve të rinj, Basha para protestuesve: Tradhtarët historia nuk i fal

Betimi i deputetëve të rinj, Basha para protestuesve: Tradhtarët historia nuk i fal

Publikuar më: 13:49 05-03-2019

Në protestën e zhvilluar para Parlamentit, Lulzim Basha deklaroi ka ardhur ora e shpresës. Ai theksoi se koha e Ramës ka mbaruar dhe duhet të largohet. Basha foli edhe për deputetët e rinj të LSI që sot u betuan para Parlamentit duke shtuar se tradhtarët historia nuk i fal.

“Prej javësh ajo godinë parlamenti nuk është më godina e Kuvendit të Shqipërisë, por karantina e kolerës së krimit dhe korrupsionit. Ata ta të mjerë që futen aty ata janë turpi i familjes ë tyre dhe turpi i shqiptarëve. Ata janë tradhtarët që kurrë nuk do t’i falë historia. Tik tak, tik tak, tik tak. Kjo është ora e bekuar e shpresës dhe besimit te vetja jonë që shqiptarët kanë ëndërruar. Për vite me radhë thundra e krimit, korrupsionit, perversitetit dhe mashtrimit me fytyrën dhe gojën e Ramës shkeli mbi dinjitetin e çdo shqiptari.Ora kur një njeri i vetëm me ndihmën e krimit po shtronte një popull të tërë, kjo orë ka mbaruar këtu ku buçet verdikti i popullit sovran ‘Rama ik”,deklaroi Basha.

Në fund të fjalës krydemokrati i ftoi protestuesit të zhvendosen drejt KQZ për të dorëzuar refuzimin e kandidatëve për deputetë.

Article Logic
Execution time: 0.0035381317138672