Dani Alves është një nga mbrojtësit më të mirë të krahut në futbollin profesionist. Në çdo ekip me të cilin ka luajtur, braziliani ka qenë një vlerë e shtuar. Me rastin e nisjes së një dokumentari të ri, që tregon punën e Pep Guardiolës te Barcelona, lojtari aktual i PSG tregoi për “Sky Sports” pse nuk pranoi të luante sërish për ish-trajnerin e tij Pep Guardiola.
Për Pep Guardiolën, lojtari u shpreh se: “Ai është trajneri më i mirë, me të cilin kam punuar. Të punosh me të është diçka më e mirë se të bësh seks.”Fatkeqësisht ishin problemet familjare ato që e kanë penguar Dani Alves të luajë sërish për të dhe ai tha se Guardiola e ka mirëkuptuar për këtë.