INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të ndarë ose jo, por LOREDANA dhe MOZZIK kanë të njëjtat preferenca! [VIDEO]

Të ndarë ose jo, por LOREDANA dhe MOZZIK kanë të njëjtat preferenca! [VIDEO]

Publikuar më: 14:33 12-10-2020

Loredana dhe Mozzik janë komentuar shumë këto kohë në media pasi po përflitet se ajo dhe Mozzik janë rikthyer bashkë pas një viti ndarje. Në fillim u ngritën dyshime kur dyshja u ndoqën në Tik Tok, më pas ata u filmuan në Gjermani bashkë në një qendër tregtare dhe pastaj u kapën duke veshur rrobat e njëri-tjetrin. Kur u pyet në “Shiko kush luan” nëse është beqar apo jo, Mozzik tha: “Nuk e di as unë dhe nuk keni për ta ditur as ju”, duke shtuar më shumë dyshimet.

Madje Loredana komentoi një zemër në videon në TikTok të postuar nga fansat e saj ku shfaqej me Mozzikun në një qendër tregtare në Gjermani.

Pavarësisht detajeve të mësipërme, Mozzik e priti Loredanën në aeroport në Kosovë si dhe vëllai i reperes publikoi një foto nga e cila kuptuam se ishte dhe reperi shqiptar aty.

Megjithatë, përveç fiksimit të rrobave të njejta, duket se Loredana dhe Mozzik kanë shije të njejtë edhe në muzikë.

Fansat e dyshes në fjalë kanë vënë re që të dy ata kanë postuar video nga makina, duke dëgjuar të njejtën këngë siç mund ta shihni më poshtë.

Ndoshta s’kanë qenë në të njejtën makinë, por kuptohet që kanë preference të njejta.

View this post on Instagram

@mozzik @loredana ❤️

A post shared by ????? ???????? ???????? ꪜ ⠀⠀ (@viipat_shqiiptar) on

Article Logic
Execution time: 0.0027229785919189